|
Qëllimi i proektit “Legal Resource Center” (Qendra për burime ligjore)
Qëllimi kryesor i proektit „Legal Resource Center“, është sigurimi i qasjes së lehtë deri në format e standardizuara të parashtresave dhe dokumenteve ligjore të cilat përmes krijimit të bazës së të dhënave në internet do ë sigurojnë ndihmë ligjore dhe edukim të pjesëmarrësve në procedurat gjyqësore. Aspekt i rëndësishëm i proektit është që të përmirsohet ndihma falas ligjore dhe të sigurohen forma të standardizuara të parashtresave dhe dokumenteve.
Detyra e proektit
Pjesëmarrësit në sistemin ligjor të Republikës së Maedonisë hasen me mungesë të dokumenteve ligjore të cilat iu nevojiten për pjesëmarje në procedurat para institucioneve të sistemit. Ata shpesh hasen me nevojën e ndihmës profesionale gjatë përbërjes të së njëjtave, dhe shumica e tyre nuk mund t’a mundësojnë atë për shkak të shpenzimeve relativisht të mëdha.
Studentët e drejtësisë kanë qasje të rëndë deri tek shembujt e dokumenteve të cilat i përdorin në praktikë, dhe për shkak të kësaj hasen me vështirësi pas përfundimit të shkollimit. Ky proekt ka qëllimin që t’iu mundëson dhe lehtëson studentëve që të zotërojnë aftësitë në pregaditjen e dokumenteve dhe parashtresave ligjore, të nevojshme për zhvillimin e karierës së tyre të mëtutjeshme
Proekti gjithashtu do t’iu ndihmon avkokatëve të ri dhe bashkëpunëtorëve ekspert avokatë që më shpejt dhe më me cilësi ta kryejnë punën e tyre. Duke pasur qasje të lehtë dhe të shpejtë deri te format e standradizuara të parashtresave përmes internetit, ata në mënyrë më efikase do t’i përgjigjen kërkesave të kilentëve.
Rezultatet dhe përfitimet
Përfitim i pritur afatgjatë nga ky proekt është gabimet të cilat bëhen gjatë shkrimit të ndonjë parashtrese dhe dokumenti ligjor në pikëpamje të formës, të minimizohen. Kjo do të bjen deri në përshpejtimin e procedurave para institucioneve të sistemit në pjesën tek paraqitja nga ana e pjesëmarrësve dhe do ta lehtëson punën e organëve në aspekt të fillimit të procedurave.
Do të përmirsohet qasja deri tek gjyqësia, do të zvogëlohet barra e administratës gjatë pranimit të dokumenteve në gjykata. Me këtë do të zvogëlohet koha e cila u nevojitet punëtorëve gjyqësor që të procesuon parashtresat e pranuara.
Gjithashtu me zbatimin e këtoj proekti do të zvogëlohen procedurat birokratike dhe do të zmadhohet transparenca e sistemit ligjot në nivel kombëtar. Do të krijohet themel për ndihmë falas ligjore e cila është parakusht për anëtarësim në Unionin European.
Finansimi i proektit.
Proekti është i realizuar përmes memorandumit të përbashkët për bashkëpunim i nënshkruar mes Odës së Avokatëve të Republikës së Maedonisë dhe Shoqatës së Qytetarëve “Rrjeti Ligjor”. Proekti është i finansuar përmes fondeve nga ambasada e Mbretërisë së Holandës, për përkrahje të proçesit reformues në gjyqësi.
|
|